Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka zgjeruar listën e destinacioneve duke shtuar edhe fluturimin më të ri drejt Zagrebit, Kroaci. Croatia Airlines ka kryer sot fluturimin e saj të parë në linjën Zagreb-Tiranë.

Për të inauguruar fluturimin e parë nga Zagrebi në Tiranë, në Aeroportin e Tiranës u mbajt një ceremoni mirëseardhjeje për të përshëndetur pasagjerët e parë që mbërritën në Tiranë.

Marija Pavić, Drejtore e Shitjeve në Croatia Airlines, tha: “Jemi të lumtur që këtë vit kemi përfshirë Tiranën në rrjetin tonë të destinacioneve ndërkombëtare dhe që do të lidhim Tiranën drejtpërdrejt me Zagrebin, kryeqytetin e Kroacisë. Shpresoj që të gjithë pasagjerët, pavarësisht nëse udhëtojnë për biznes apo për kënaqësi, do të përfitojnë nga ky opsion i ri udhëtimi i disponueshëm për ta që sot. Shpresoj gjithashtu që kjo lidhje direkte ajrore mes kryeqyteteve të Kroacisë dhe Shqipërisë të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe miqësore mes dy vendeve tona.”

Croatia Airlines do të lidhë Zagrebin dhe Tiranën drejtpërdrejt deri në mes të tetorit të këtij viti dy herë në javë, të premteve dhe të dielave.

Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i aeroportit, u shpreh: “Nisja e fluturimeve me Croatia Airlines në TIA është një shenjë e sigurt se aeroporti është dhe do të mbetet tërheqës për të gjithë operatorët prestigjozë, në këtë rast edhe duke forcuar pozicionimin e Star Alliance në aeroportin tonë. Falë vizionit largpamës të Kastrati Group, kjo linjë do të mbushë një boshllëk të madh në rrjetin e linjave të TIA-s, duke lidhur më në fund Tiranën dhe Zagrebin, pikërisht në kohë për Euro2024!”

Aeroporti2
Aeroporti2
Aeroporti3
Aeroporti3
Aeroporti4
Aeroporti4
Aeroporti5
Aeroporti5

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nën menaxhmin e Kastrati Group, po zgjeron në mënyrë të vazhdueshme listën e destinacioneve sesonale dhe të përhershme.

Falë vizionit dhe investimeve konkrete, aeroporti është shndërruar në një qëndër të rëndësishme rajonale për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb