Kreu i PD Sali Berisha ka lënë ambientet e SPAK. Berisha në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin Rama për presion nga Kushtetueses.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek zgjedhja e kreut të ri të SPAK, duke thënë se prezenca e diplomatëve të huaj në sallë, ishte për shkak se ekzistonte frika e “kapjes së KLP” nga Rama.

Gjithashtu Berisha Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Ajo prezenc e paprecedent diplomatike dëshmonte se duhet të kishin të dhëna se Edi Rama kishte bërë presion të jashtëzakonshëm mbi KLP. Ndryshe nuk mund të shpjegohej. Qëllimi i tyre në atë sallë, kishte qëllim pozitiv dhe të parandalonte kapjen, por problemi është Edi Rama. Gjykata Kushtetuese bllokoi çdo gjë, sistemi më i shëmtuar.  Në vitin 2011 Ilir Meta nuk priti kërkesën e prokurorisë për heqjen e imuniteti por dha dorëheqjen si zv.kryeministër , hoqi dorë nga imuniteti dhe iu përgjigj thirrjes së prokurorisë. Janë arrestuar dhe kryeministra në këtë vend. Kanë dhënë dorëheqje zv.kryeministra dhe kanë shkuar para prokurorit. Sa herë është kërkuar heqja e imunitetit. Ishin standarde të një qeverie që besonte në shtetin ligjor. Këto sot janë standarde të Ramës. Ky sistem drejtësie që u ngrit mbi lobimin korruptiv të Soros për t’ia dhënë drejtësinë Ramës është i falimentuar”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb