Ka nisur protesta kombëtare e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Kjo është protesta e katërt. Qytetarët i janë bashkuar protestës në shesh.
“Edi Rama o hajdut”; “ku shkuan miliardat e vjedhura”, janë pankartat që mbajnë qytetarët në këtë protestë. Ndërsa mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe ata amerikanë.
Më herët Adriatik Lapaj me grupin e tij ka protestuar përpara Kryeministrisë, pas skandalit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
