“Balluku duhet të dorëhiqej vetë, por ky po e mbron në çdo kusht. Është koka e tij në tepsi e them me sinqeritet këtë”, kështu u shpreh Aulon Kalaja në një intervistë në “News24”.
Më tej Kalaja nënvizoi se është shumë e rëndësishme që SPAK të hedhë dritë mbi skandalet e Ballukut.
“Loja e Edi Ramës është të përplasë dy gjykata me njëra tjetrën. Kjo zonjë duhet të dorëhiqej vetë, por ky po e mbron në çdo kusht. Po merr kosto të lartë. Është koka e tij në tepsi e them me sinqeritet këtë. Ai ka vendosur në pikëpyetje ekzistencën e vet si kryeministër me këtë luftë që po bën. I kanë izoluar njëherë amerikanët në ’97 , nëse ky do t’i bëjë luftë do të përfundojë si Enver Hoxha”, tha ai.
Teksa foli për letrën e Trump për Bordi e Paqes, Kalaja tha se kryeministri Rama ka bërë mashtrim publik dhe se sipas tij nuk është ftuar Rama, por Shqipëria dhe kjo për Shqipërinë është lajm i mirë.
“Rama ka bërë mashtrim publik sepse tha se ishte në bordin e kësaj organizate. Por në bord nuk janë pesha të lehta si Rama. Mashtrimi i dytë ishte rasti me Mamicën, qe e ka vendour ministre të punëve Jashtme, zonja Spiropali e cila tha se Trump ka thënë për Ramën se është lider i repsektuar më gjeni këtë sepse është një gomarllëk të tillë. Siç është ftuar zoti Rama është ftuar edhe Lukashenko. Por duhet të sqarohet se është ftuar Shqipëria dhe ky është lajm i mirë, por tentativa nga zoti Rama për ta përdorur këtë rast ky është lajm i keq. Unë po them që Amerikës i duhet Shqipëria për pozitën në raport që ajo ka edhe më çështjen e Groenlandës, un gjykoj që Shqipëria duhet të jetë në anën e Amerikës. Kam informacion që Rama kishte bërë tentativa për të bërë foto me Ramën dhe nuk është lejuar. Ky personazh tani na thotë ne që ka marrëdhënie të shkëlqyer me Trump, ky është mashtrim”, tha ai.
Gjithashtu Kalaja komentoi edhe protestën e opozitës më 24 janar, duke thënë se qytetarët duhet të dalin masivisht në shesh dhe se opozita duhet të jetë më kreative dhe më rezistente.
