Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Petro Koçi foli për zhvillimet e fundit politike, integrimin në BE, si edhe aferën e Belinda Ballukut.

Ai theksoi se ajo që vlerëson BE është drejtësia e re.

“Do bëhet e vështirë nëse veprimi i drejtësisë do pengohet, nëse jo asnjë pengesë nuk do ketë. Një nga arsyet qe BE është bërë entuziast është ajo që ka ndodhur me drejtësinë e re. Nëse kjo mund të vihet pikëpyetje besoj mund të lindin probleme. Është shumë e rëndësishme që Rama të ruajë standardin e gjykimit të tij lidhur me drejtësisë pavarësisht se kush preket nga drejtësia. Në këtë moment që jemi gjithë të tjerët janë të zëvendësueshme. I vetmi person që është i pazëvendësueshëm, për mua është zoti Rama. Jam për një qeveri më politike se sa kjo që kemi sot. Nga ajo që kemi parë nga publikimet e dosjes lidhen me pozicionin e saj si ministre, jo zëvendëskryeministri. Pra gjithçka që është në dosje ka lidhje me funksionin e saj ministror. Përgjegjësi morale dhe politike sigurisht që ka. Përgjegjësia penale është konkrete.

Më shtoi se nëse do të ishte një opozitës sipas tij më e besueshme situata mund të ishte më ndryshe dhe se mbështetja nga qytetarët nuk do ishte kaq e ulët.

“Do të ishte më e vështirë, që në zgjedhje. Nuk do kishim këtë rezultat…Fakti që në zgjedhje opozita ra, sepse e thashë gjërat janë relative. Sa më pak peshon njëri krah, aë më shumë ngrihet krahu tjetër….”, u shpreh ai…

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb