Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se afera e inceneratorëve është një nga shumë aferat e tjera të qeverisjes së këtyre të 8 viteve. Ai theksoi gjatë fjalës së tij në protestë, se shqiptarët janë të bashkuar dhe do të ketë të një seri protestash kombëtare, derisa të vendoset vota e lirë dhe demokracia në Shqipëri.

“Tradhtia dhe Hajnia kanë si shtyllë kurrizore shpirtin e korruptuar të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ne mblidhemi si qytetarët më të vjedhur, më të rrjepur, më të varfëruar të kontinentit. Afera e inceneratorëve është vetëm 1/10, madje më pak se sa aferat që para 10 viteve bëhen së bashku 8.2 mln dollarë të grabitura nga Edi Rama, kreu i medusës dhe ministrat e tij. Këto 8 vite, ne u vodhën e u plaçkitëm më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Evropës e mbase edhe të botës. Këto 8 vite, pasuria publike u shndërrua në pasuri të ministrave kleptokratë dhe ministrave të qeverisë. Afera 3 mln euro e djegëses së Elbasanit është thjesht një kafe mëngjesi për narko-qeveritarët. Në këtë aferë të madhe asgjë më shumë, paratë që të gjitha i dispononte firma e Edi Ramës.

Ligjet u shkelën një nga një, SPAK-u, kërkoi t’i verë kapak aferës me vetëm 3 mln euro të vjedhura. Jo dhe jo. Jemi këtu për t’u betuar para njëri-tjetrit se nuk do e ndërpresim kurrë protestën derisa regjimi keleptokracisë të vendoset para ligjit dhe ne si shqiptarë të votojmë të lirë, për veten dhe vendin tonë. Ne këtu jemi mijëra qytetarë të lirë. U mblodhëm me një thirrje të shpejtë, por në 2 muaj ne arritëm të rivendosnim në piedestal monumentin e pluralizmit që mori peng Edi Rama. Ky uragan, ky ortek, nuk ndalet më, Ndaj më lejoni të paralajmëroj Edi Ramën. Mos guxo t’i dalësh para, mos mendo se me pakicë mund të shtypësh shumicën se mjerimi të pret.

Nuk ka forcë në botë që na ndalon në rrugën tonë. Kjo, është protesta e parë, ju ftoj të qëndrojmë të vendosur për serinë e pafundme të protestave të tjera derisa të çlirojmë Shqipërinë nga narko-shteti e të kthejmë votën për shqiptarët. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Zoti e bekoftë flamurin tonë”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb