Deputeti i Partisë Demokratike Eno Bozdo, në një deklaratë për mediat, foli për aferën e TEC-eve lundruese, duke denoncuar se për rastin i është drejtuar KESH, duke kërkuar transparencë për TEC-eve “Tigri 1 dhe Tigri 3”.
Gjithashtu theksoi se duhet “të hidhet dritë” mbi të paktën 80 mln euro para, të taksapaguesve shqiptarë.
“80 mln euro, janë shumë e madhe parash. Dokumentacioni që kërkojmë është i domosdoshëm për të bërë transparencë, për procedurën e ndjekur dhe shkeljet ligjore të rënda. Sot kërkojmë që të hidhet dritë mbi të paktën 80 mln euro para të taksapaguesve shqiptarë që kanë shkuar në drejtim të paditur”, tha ai.
