Analisti, Agim Baçi, i ftuar në emisionin Kjo Javë me moderatoren Nisida Tufa, theksoi se aferat e zv.kryeministres Belinda Ballukut e kanë vënë në momentin më të vështirë Edi Ramën.
Duke iu referuar debatit midis Shehaj-Balla në parlament, Baçi theksoi se ky i fundit nuk kishte asnjë argument.
“ Duhet ta kishte shfrytëzuar nuk besoj se mbetet vetëm Rama pa u prekur. Ky është një nga momentet më të vështira të Ramës me çështjen e Ballukut. Sepse Rama nuk e shikon më politikisht dhe moralisht qeverisjen.
Por e shikon si procedurë, dhe ideja e tij që të shkojë me procedurë në Gjykatë Kushtetuese, mund të kesh një qeverie proceduriale. Si është e mundur që e kemi këtë rast që e ka vënë qeverinë në këtë siklet kaq të fortë? Unë e përgëzoj Shehajn për atë protestën spontate.
U pa dhe sikleti i Ballës që nuk kishte asnjë lloj argumenti, përdorte anatemi që të kalonte kjo. Do të thotë që është në hall të madh dhe kërkon ta intimidojë.”, tha Baçi.
