TIRANE – Afërdita Dreshaj njihet për jetën e saj luksoze. Prej disa kohësh këngëtarja dhe modelja e njohur jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të dashurin e saj, hokeistin çek Jaukb Kindl.

gd-sd

Ajo është shumë e lumtur me jetën e saj, të cilën nuk heziton që ta ekspozojë herë pas here në rrjetet sociale. Së fundmi, bukuroshja Dreshaj ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet pranë makinës së saj, e cila është jo më pak se një ‘Ferrari’.

Untitled-5

E veshur me tuta sportive dhe me syze, Afërdita dukej mjaft joshëse në një ditë të zakonshme, ndonëse luksin e plotëson me makinën e saj të re.
Fotoja është realizuar në Pragë të Çekisë, vendi ku po qëndron së fundi këngëtarja kosovare.

Untitled-4
(er.cu/Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: