Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm, të mërkurën pasdite, pas bombardimeve vdekjeprurëse dhe luftimeve tokësore.
Pakistani ka kryer sulme ajrore në provincën jugore të Afganistanit, Kandahar duke shkaktuar viktima të shumta, kanë thënë banorët vendas.
Sipas banorëve të Kabulit, shpërthime janë dëgjuar edhe në kryeqytetin afgan.
Pamjet në rrjete sociale kanë treguar në situatë në Kabul.
Luftimet tokësore kanë shpërthyer gjithashtu përgjatë kufirit 2.600 kilometra të gjatë midis dy vendeve, duke lënë viktima nga të dyja palët.
Në një deklaratë më 15 tetor, Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se palët kanë arritur pajtueshmëri për një “armëpushim të përkohshëm për 48 orët e ardhshme”, duke filluar nga ora 6:00 e pasdites me orën lokale të Pakistanit.
Dhuna shpërtheu pas luftimet të ashpra mes luftëtarëve talibanë dhe forcave të sigurisë së Pakistanit më 11 dhe 12 tetor, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe duke shkaktuar mbylljen e pikëkalimeve kryesore kufitare.
Këto ishin përleshjet më vdekjeprurëse ndonjëherë mes këtyre dy palëve.
