Një tjetër ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në Afganistan, ku autoritetet talebane kanë ndërprerë përkohësisht të gjithë aksesin në internet, duke lënë vendin në terr informativ.

Kjo masë ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në komunikimin global dhe ka vështirësuar punën e organizatave ndërkombëtare dhe mediave. Qeveria talebane ka arsyetuar këtë hap si një mënyrë për të luftuar imoralitetin dhe veset, ndërsa po shqyrtojnë mundësinë e “filtrimit” të internetit për të përshtatur atë me rregullat e tyre.

Po ashtu, kufizimet e tjera, si heqja e librave të shkruar nga gratë dhe ndalimi i mësimdhënies të të drejtave të njeriut, vazhdojnë të ‘rrethojë’ jetën e përditshme të popullsisë afgane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: