Persona të armatosur hapën zjarr ndaj një taksie  të thirrur nëpërmjet një aplikacioni për telefon celular jashtë një qendre tregtare në jug të Johanesburgut , Afrikën  e Jugut , të mërkurën , duke vrarë një person dhe duke i vënë flakën dy makinave , tha policia.

Incidenti ishte i fundit në një valë dhune midis shoferëve: katër burra iu afruan një taksie në Soweto, hapën zjarr ndaj shoferit dhe i vunë flakën automjetit, tha policia.

Një automjet i dytë në një distancë të shkurtër më larg u vu gjithashtu në shënjestër  shoferi i tij mezi arriti të shpëtonte përpara se makina e tij të digjej gjithashtu. Imazhet e automjetit në flakë qarkulluan në mediat sociale. Policë dhe zjarrfikës u panë gjithashtu në vendngjarje. Të paktën dy persona, përfshirë një kalimtar, u plagosën nga të shtënat, tha policia.

“Një hetim është duke u zhvilluar për vrasje të qëllimshme, tentativë të dyfishtë vrasjeje të qëllimshme dhe zjarrvënie”, tha policia.

Shoferët e taksive të thirrur nëpërmjet aplikacioneve të telefonave celularë në Afrikën e Jugut janë shënjestruar vazhdimisht nga sulme vdekjeprurëse nga operatorët e taksive dhe minibusëve me matës , të cilët akuzojnë platformat dixhitale se ua vjedhin biznesin.

Afrika e Jugut ka një shkallë jashtëzakonisht të lartë vrasjesh, mesatarisht 75 në ditë , sipas disa statistikave. Sipas shifrave të policisë, mbi 27,600 vrasje u kryen në vend në vitet 2023-2024.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb