Muhsin Hendricks, i njohur si imami i parë i dalë haptazi si homoseksual në botë dhe një avokat kryesor i myslimanëve LGBTQ+, u vra të shtunën pranë qytetit të Gqeberha. Sipas një deklarate të policisë, 57-vjeçari Hendricks ndodhej brenda një automjeti me një person tjetër, kur një makinë u ndal papritur para tyre, duke i prerë rrugën.
Dy persona të armatosur, me fytyrë të mbuluar, kanë dalë nga automjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre para se të zhduken. Drejtuesi i mjetit konstatoi se Hendricks, i cili ishte ulur në sediljen e pasme, ishte plagosur për vdekje.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi për AFP se një video që qarkullonte në mediat sociale, që tregonte vrasjen ishte autentike. Autoritetet po hetojnë motivin e sulmit vrasës dhe i kanë bërë thirrje kujtdo që ka informacion të njoftojë policinë.
This is truly heartbreaking💔. Rest in peace, Muhsin Hendricks.
May Allah bring justice for those responsible for your untimely passing.
I first met you in 2009 when you led a retreat and study days in Cape Town. From that moment, we forged a deep connection—one built on shared… pic.twitter.com/rfBneJrbOW
— Revd Mother Jide ‘Emeka’ Macaulay HHH ™ (@RevJide) February 15, 2025
Shoqata Ndërkombëtare e Lezbikeve, Gejve, Biseksualëve, Trans dhe Intersekseve (ILGA) e dënoi vrasjen. “Familja globale e ILGA është thellësisht e tronditur nga lajmi për vrasjen e Muhsin Hendricks dhe u bën thirrje autoriteteve të hetojnë tërësisht atë që kemi frikë se mund të jetë një krim urrejtjeje”, tha në një deklaratë Drejtoresha Ekzekutive e ILGA, Julia Ehrt.
Kush ishte Muhsin Hendricks?
Hendricks, i cili zbuloi publikisht se ishte homoseksual në vitin 1996, ishte një mbështetës i të drejtave LGBTQ+ në komunitetin mysliman. Ao themeloi Xhaminë Al-Ghurbaah në Wynberg, afër Cape Town, duke krijuar një hapësirë të sigurt për myslimanët queer dhe gratë e margjinalizuara. Veprimet e tij fituan vëmendje ndërkombëtare dhe jeta e tij u shndërrua në një dokumentar të titulluar Radikali në 2022.
Trailer THE RADICAL (Dokumentar 2022)
Pavarësisht kërcënimeve të mëparshme, Hendricks mbeti i palëkundur në besimet e tij. “Nevoja për të qenë autentik është më e madhe se frika e vdekjes,” tha ai dikur.
Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me 28,000 vrasje të regjistruara midis shkurtit 2023 dhe shkurt 2024, sipas të dhënave të policisë.
Autoritetet vazhdojnë të hetojnë vrasjen e Hendricks, ndërsa organizatat LGBTQ+ dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në mbarë botën po kërkojnë drejtësi.