Rreth 1 miliard euro është kostoja totale e 8 akseve rrugore që sot janë të dëmtuara nga rrëshqitjet dhe çarjet, të cilat kanë shkaktuar paralizë në qarkullimin rrugor në zonën e Juglindjes.

Në emisionin “Studio 24”  në News24, ekspertët ngritën alarmin mbi cilësinë e punimeve dhe mirëmbajtjen e tyre.

Segmenti Librazhd–Pogradec, me një kosto rreth 50 milionë euro, është një nga projektet që ka shfaqur problematika.

Po ashtu, zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë, si në Fazën III ashtu edhe në Fazën IV, secila me fond prej 23.6 milionë euro, është përfshirë në listën e akseve me dëmtime.

Në jug të vendit, aksi Lumi i Vlorës–Himarë ka kushtuar rreth 98 milionë euro (97.4 milionë dollarë), ku 27.4 milionë janë financuar nga qeveria dhe pjesa tjetër nga Kuvajti dhe Arabia Saudite. Edhe ky segment ka shfaqur probleme strukturore.

Ndërkohë, rruga Qukës–Qafë Plloçë, me një kosto prej 240 milionë euro, është një tjetër investim i madh që ka hasur vështirësi.

Rast shqetësues është edhe Unaza e Burrelit, e cila u dorëzua brenda muajit, por pësoi dëmtime, megjithëse kishte një kosto prej 1.2 milionë euro.

Rruget qe shemben

-Librazhdi – Pogradec – rreth 50 milion euro (Rruga që u zhduk brenda natës)
Firma ndertuese, Kompania “ANK”, “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza IV)”, me fond 23.6 milionë euro.
Firma ndertuese, Kompania “2T”, “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë–Thanë (Faza III)”, me fond 23.6 milionë euro.

-Lumi i Vlorës – Himarë – me kosto rreth 98 milion euro (Rruga që çahet)
97.4 milionë dollar, prej së cilave 27.4 milionë janë fonde të qeverisë dhe pjesa tjetër nga fonde të Kuvajtit dhe Arabisë Saudite.
Firma ndertuese Erald G. shpk

-Qukës–Qafë Plloçë: Investim i ri, probleme të vjetra
sipërmarrësi i punimeve të lotit 1 është “JV Sintram & Albavia”, kostoja e rruges 240 milion euro

-Burreli – Unaza që u dorëzua brenda muajit
1.2 milion euro, firma ndertuese ULZA Shpk

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb