Kryeministri Edi Rama reagoi sërish pas akuzave të Sali Berishës i cili insiston se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është arratisur. Sipas Berishës, Agaçi ndodhet në kërkim nga SPAK për një aferë korruptive dhe për ta përforcuar qëndrimin e tij, ish-kryeministri tha se i kanë sjellë foto nga Italia ku shihet në kafe.
Por nga ana tjetër, kreu i qeverisë pohon të kundërtën duke sqaruar se ai është në spital jashtë vendit, ku ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.
Edi Rama: Mund të ndodhte hataja nga momenti në moment, Por këneta nuk do ta dijë as për familjarët për asgjë, Thanë u arratis i morën laptopin, shkoi BKH në Kryeministri etj etj dhe vijojnë bëhen debate, kanë ndodhur apo jo?
Luli iku po aritmetikën e la pas. Iku Luli iku aritmetika. Kemi pasur 60 ministra, 2 ministra të mandatit të parë janë të dënuar.
(BalkanWeb)
