Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat ka lëshuar akuza në drejtim të AKSHI-it dhe drejtuesve të saj. Ai tha se paratë që vidheshin nga Mirlinda Karçanaj dhe Agasi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, i pastronin te grupi ‘Çopja’.

Ai tha se Agasi është njoftuar për operacionin dhe masën nga Vlora Hyseni, Rama apo Dumani.

“Ermal Beqiri dhe Ergysi janë në Dubai. Te çunat e Dubait. Motra e Agasit është drejtoreshë juridike te AKSHI, këta janë si familje aty. I rregullonte tenderat. Beqiri dhe Agasi kontrollonin të gjithë transaksionet e shqiptarëve nga pc i tyre. Kishin të gjithë data-baze të bandave kriminale. Paratë që praçkisnin në AKSH, Agasi, Beqiri, Frangu, përdornin si lavariçe Çopjat, një njeriun e Francit. Kjo është e vërteta. Por e vërteta është se këto janë mandatet kryesore, por Agasi ka ikur nga Shqipëria i njoftuar, ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama ose nga Dumani. Këta kanë qenë njerëzit e besuar të tij, që kërcënonte bashkëpunimin e tij me Suel Çelën. Histori si këto nuk gjen dot as në romane dhe sa në filma. Është larguar koka tjetër e mafies, së kopshtit privat, Ermal Beqiri. Skam dijeni nëse janë bërë kontrolle në Surrel apo jo! Asnjë lajm! Është thirrur apo jo zonja Rama për t’u pyetur. Është e regjistruar Geron Meçe që i thotë bashkëbiseduesit; po, tenderat i përcakton zonja! Është e njohur ajo. Është thirrur apo jo, e imagjinoni vetë ju!, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb