I ashpër ka qenë qëndrimi i Lefter Maliqit në Foltoren përpara Kryeministrisë.
Ai theksoi se qëllimi i vetëm është rrëzimi i regjimit, ndërsa nënvizoi se shqiptarët duhet të dalin masivisht në protestë më 24 janar.
“Lekët e krimit dhe korrupsionit ky i ka për të blerë ndërkombëtarë për të lobuar kundër opozitës. Lekët i ka për rrugët miliarda euro që janë të shkatërruara , i ka për banditë dhe oligarkë. Me një shëndetësi të dështuar ku qindra spitale , apo dhjetëra qendra shëndetërore janë të mbyllura. Shkolla të mbyllura në fshat dhe qytet. Krimi i organizuar lulëzon brenda burgut dhe jashtë saj. E patë se si u vra në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Ulsiu u dosjeve famëkeqe të krimit elektoral të Dibrës thotë e hodhën pistoletën me dron. E patë krimin makabër në aeroportin e Rinasit. Agasi i famshëm i Ramës mori shishet me verë. Përse SPAK nuk tregon çfarë videosh ka, ka qenë Rama atje apo nuk ka qenë? Ka video orgjish apo video pazaresh për këtë bandit”, tha ai.
