Analisti Agim Baçi, i ftuar në Log. në News24, duke folur në lidhje me përfundimin e punës të Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, u shpreh se ata që refuzuan bashkëpunimin nga institucionet e drejtësisë kishin prapa SHBA-në dhe BE-në.

Sipas Baçit, është në rrezik edhe një ide për të bërë një komision apo nënkomision të përhershëm antikorrupsion, sepse Parlamenti, komisionet e përhershme, i ka për ekonomi, për politikën e jashtme, për vazhdimësi.

Agim Baçi: “Të gjithë e dimë që ata që nuk e refuzuan komisionin Xhafaj me mendjen e tyre, kishin prapa SHBA dhe BE. Komisioni Xhafaj u ngrit në një moment ku dukej se mazhoranca, për shkak të këtyre arrestimeve me peshë të personave, po i çonte drejt një presioni drejtësisë.

Por është në rrezik edhe një ide për të bërë një komision apo nënkomision të përhershëm. Parlamenti, komisionet e përhershme, i ka për ekonomi, për politikën e jashtme, për vazhdimësi. Si mund ta kesh një komision të përhershëm për reformë në drejtësi. Me këtë i thua drejtësisë se do të jesh në presion të përhershëm.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb