Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha i cili deklaroi sot në media se takimi me strukturat e PD në Durrës ishte agjendë personale e Salianjit dhe disa ish-kandidatëve për deputetë në listat e hapura në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. Berisha insinuoi edhe më tej kur shtoi se në takimin e Salianjit kishin marrë pjesë edhe njerëz që kishin punuar për PS.

Por Ervin Salianji deklaroi se në takimin e së mërkurës me degën e PD në Durrës, ishin rreth 500 veta dhe mes tyre edhe drejtuesit e degës lokale.

“Ishte struktura e PD, kryetari i degës, 2 nënkryetarët, sekretari i degës. Më të votuarit e primareve, ishte Ilir Alimehmeti, Ndrec Pjetri, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu. Shkova për të zgjuar dhe për të ripërtërirë PD-në.

Takimi në Durrës ka qenë me strukturën e PD, janë të zgjedhur me votë. Ishte Dritan Burgia, Luan Hoti, Pëllumb Berisha ish-deputet, ishte 80% e grupseksioneve dhe seksioneve”, tha Salianji.

Ervin Salianji: Ishin 500 njerëz dje në takim, në Durrës, ishte struktura e PD. Ishte kryetari i degës, 2 nënkryetarët, sekretari i degës. Më të votuarit e primareve, ishte Ilir Alimehmeti, Ndrec Pjetri, Aulon Kalaja, Hysen Kadiu. Shkova për të zgjuar dhe për të ripërtërirë PD-në.

Takimi në Durrës ka qenë me strukturën e PD, janë të zgjedhur me votë. Ishte Dritan Burgia, Luan Hoti, Pëllumb Berisha ish-deputet, ishte 80% e grupseksioneve dhe seksioneve.

Kryetari sot aty është i komanduar, nuk kam paragjykime, por janë edhe këta që kanë marrë vota dreqi e mori.

Prandaj shkon PD në këtë numër votash…ata janë njerëz që kanë sakrifikuar dhe nuk kanë përfituar asgjë. PD duhet të formatohet duke vlerësuar ata që kanë kontribute dhe kanë marrë vota. Unë do dëgjoj ccdo shqetësim. Ia kam thënë Berishës dhe thotë do ndryshojmë, do gjejmë zgjidhje. Sa kam folur në ccdo mbledhje të Kryesisë. U bë markë pse u takuan në kafe këta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb