Pas shumë vitesh te Manchester City, këto mund të jenë javët e fundit të Ilkay Gundogan te “Qytetarët”. Mesfushorit turk i skadon kontrata dhe mundësitë për një divorc të mundshëm janë shumë të mëdha.

Një intervistë për mediat ka dhënë agjenti i mesfushorit, Ilhan Gundogan, njëkohësisht i afërm i lojtarit.

“Sigurisht që ende nuk ka marrëveshje me asnjë klub. Fokusi i Ilkay javët e fundit është vetëm tek Manchester City dhe lindja e djalit të tij. Tani ai është në fazën përfundimtare dhe vendimtare të sezonit dhe është plotësisht i fokusuar te kjo gjë. Se ku do të luajë sezonin e ardhshëm ende nuk dihet”, – Tha agjenti.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb