Tifozët e Interit duhet të qetësohen, pasi Lautaro Martinez vështirë se do të largohet nga  kampionët e Italisë. Të paktën kështu shprehet agjenti i futbollistit në Radio Colonia, Alejandro Camano. Camano thotë se argjentinasi është i lumtur në Milano.

“Nuk po presim ose nuk po kërkojmë një transferim. Ai është i lumtur tek Interi. Qyteti është i mrekullueshëm. Mendojmë vetëm për Interin. Lautaro do të na japë shumë gëzime në vitet e ardhshme, kudo që të shkojë do të jetë një argëtues për publikun.Vjen nga një skuadër shumë e mirë si Racing, ka vuajtur dhe tashmë është i lumtur” – tha ai.

Martinez ka shënuar 17 gola në 32 ndeshje. Ky është sezoni i tij i katërt te Interi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: