Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ka sjellë në jetë djalin e saj të parë, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën personale. Lajmi është bërë publik nga Prive By Liberta Spahiu, të cilët konfirmuan se vogëlushi ka ardhur në jetë disa javë më parë.
Bukuroshja shqiptare ka zgjedhur ta përjetojë këtë moment të veçantë larg syrit të publikut, duke e ruajtur shtatzëninë kryesisht në privatësi. Megjithatë, gjatë fillimit të këtij viti, ajo ndau disa fotografi në rrjetet sociale ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, duke u dhënë fansave një shenjë të ëmbël për pritjen e fëmijës.
