Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës për shembjen e pallatit në rrugën “Myslym Keta”.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se ky është një agresion i përsëritur.

REAGIMI I METËS
Shembja e pallatit në Rr. “Myslym Keta” është agresion i përsëritur në paligjshmëri të plotë dhe i egër ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji.
Natën dhe me dhunën e Policisë së “Rilindjes” qytetarëve ju rrëmbehet dhe ju shkatërrohet prona që të majmen klientët e “Rilindjes”.
Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij.
14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranes do t’ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb