Në një intervistë, avokati Genc Gjokutaj e ka cilësuar si atentat ndaj medias ngjarjen e ndodhur me televizionin News 24.

Ai tha se vendimi civil do të kthehet në një çështje penale për shkak të shkeljeve të rënda.

Sipas tij, kompania KAYO ka pranuar se nuk ka problem me “Panorama” dhe stafi duhet të rifillojë punën. Gjokutaj akuzon palën tjetër për veprime të paligjshme dhe shpërfillje të vendimeve gjyqësore.

Genc Gjokutaj: Vendimi civil do kthehet në vendim penal. Kompania KAYO ka thënë se me Panoramën nuk kemi problem dhe të nisë stafi punën. Sot është agravuar situata. Këta nuk pyesin për vendimin e gjykatës. Nuk mund të cënosh tjetrin me vetëgjyqësi dhe me forcën e shtetit. Ky është atentat ndaj medias.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: