Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar sulmin ndaj News24 si shenjë të një tendence autoritare të qeverisë. Ai theksoi se gjatë qeverisjes së Edi Ramës kanë ndodhur tre sulme serioze ndaj mediave.

Lubonja tha se edhe në kohën e Berishës kishte probleme me mediat, por sot situata është më e centralizuar. Sipas tij, qeveria synon të kapë të gjitha mediat dhe të eliminojë ato kritike.

Fatos Lubonja: Ngjarja është tendencë autoritare. Gjatë qeverisjes së Ramës, janë tre sulme ndaj medieve. Probleme ka pasur edhe në kohën e Sali Berishës, kundër “Koha Jonë”. Mediat private duhet të funksionojnë sipas tregut. Më herët, ca media ishin me Berishën e ca me Ramën.

Kryeministri Rama ka tendencë për të kapur gjitha mediat dhe për të eliminuar ato që i ka kundërshtarë. BIRN kishte dalë në përfundimin se tre media me rëndësi në vend janë kapur të gjitha nga qeveria. Policia tregon muskujt, thotë se ne jemi këtu të plotfuqishmit, ju jeni zero. Dimë se mediet që janë mbyllur kanë qenë relativisht kritike ndaj tij. Për interes personal, përdor shtetin ti dhe ushtrinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: