TIRANË

Situata në Ukrainë ka sjellë reagimin e ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Përmes një reagimi në twitter, Bushati e cilëson zemërthyese pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, ndërsa flet për një pikë kthese në rendin global.

“Është zemërthyese të shohësh një vend paqësor si Ukraina ?? duke përjetuar një pushtim të paprovokuar nga ana e Rusisë ??. Një pikë kthese për rendin global me implikime shumë të mëdha për rendin e vendosur në Europë pas Luftës së Ftohtë. A do t’i përgjigjet Europa në mënyrë strategjike kësaj sfide historike? Kjo po ndodh në Evropë!”.

Ndërkaq, në një reagim të mëvonshëm ndaj tëitterit të ish-Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Suedez Carld Bildt, ish-ministri ynë i Jashtëm Bushati nuk kursen kritikat ndaj procesit të zgjerimit të BE-së.

Sipas tij, “nëse strategjia e dekurajimit dështon, strategjia që Putin aplikon prej vitit 2008 do të vazhdojë të funksionojë. Një nga mësimet e dy dekadave të fundit që duhet të kishte mësuar BE-ja është se nëse nuk zgjerohet, të tjerët do të zgjerohen. Koha për të njohur aspiratat evropiane të Ukrainës dhe për të përfshirë Ballkanin Perëndimor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: