Rusia thotë se ka rrëzuar tre drone në përpjekje për të sulmuar kryeqytetin e Moskës gjatë natës.
Ministria ruse e mbrojtjes bën me dije se dy drone u shkatërruan me sukses mbi rajonet Mozhaisk dhe Khimki, ndërsa një tjetër u bllokua dhe goditi një ndërtesë në kompleksin e qytetit të Moskës. Sakaq nuk raportohet për asnjë të lënduar. Sipas autoritetit shtetëror të aviacionit të Rusisë, fluturimet në aeroportet lokale u pezulluan, por u rihapën disa orë, më vonë.
Moska i quajti sulmet me dron si “veprime terroriste” nga Ukraina.
Sakaq Kievi ende nuk ka komentuar ngjarjen apo të marrë përsipër sulmet.
(BalkanWeb)
