Norvegjia ka furnizuar Ukrainën me tetë tanke Leopard 2. Lajmi është bërë i ditur nga Forcat e Armatosura të Norvegjisë, ku kanë thënë se trajnimi për ushtarët ukrainas në tanke është duke u zhvilluar në Poloni.

Muajin e kaluar Norvegjia njoftoi vendimin e saj për të dërguar tanke të prodhimit gjerman, me kryeministrin Jonas Gahr Store që vuti në dukje disa vende aleate, duke bërë po të njëjtën gjë.

Një muaj më parë, qeveria norvegjeze njoftoi gjithashtu se kishte vendosur të porosiste 54 tanke gjermane Leopard 2 për të forcuar aftësitë e veta mbrojtëse, të cilat priteshin të dorëzoheshin në vitin 2026.

Edhe pse Norvegjia është cilësuar si një shtet neutral, sërish ka treguar mbështetjen ndaj Ukrainas në luftën e saj me Rusinë duke i dorëzuar armë luftarake.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb