Finlanda ka filluar ndërtimin e një seksioni të parë të gardhit në kufirin e saj me Rusinë, pas anëtarësimit në NATO.

Vendimi për ndërtimin e barrierës u mor nga qeveria finlandeze vitin e kaluar, nga frika e hakmarrjes për sigurinë kombëtare pas vendimit të shpallur për t’u bashkuar me Aleancën Atlantike.

Gardhi finlandez pritet të jetë i gjatë 200 km dhe pritet të përfundojë në vitin 2026. Materiali i gardhit do të jetë rrjetë çeliku.
Polonia dhe shtetet baltike kanë filluar tashmë ngritjen e gardheve në kufijtë e tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: