Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara në lidhje me shpenzimet ekonomike dhe ushtarake që po i jep Ukrainës për të luftuar ndaj agresionit rus.

Sipas tij shpenzimet ushtarake të SHBA-së për Ukrainën janë ‘joracionale’, teksa i kërkoi Uashingtonit të kushtojë më shumë burime për të ndihmuar vendet e Amerikës Latine.

“Sa para kanë plan të shpenzojnë për luftën në Ukrainë? 30-50 miliardë dollarë? Kjo është joracionale dhe e dëmton vendet e tjera që kanë nevojë për ndihmë”, u shpreh Obrador.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, Meksika ka mbajtur qëndrim neutral dhe ka kritikuar ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin, si dhe ka propozuar bisedimet për paqe në mënyrë që t’i jepet fund luftës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: