TIRANË- Pas akuzave të Dritan Priftit, reagon edhe deputeti i Shkodrës, Agron Çela. Ai ka qenë i ashpër dhe akuzoi Priftin dhe Ismailajn si miq e bashkëpunëtorë, ndërsa tha se mbështet një hetim ndërkombëtar për çështjen e CEZ.
“Unë kam qënë një qytetar i paangazhuar në asnjë forcë politike në vitin 2011, kur më akuzon Prifti. Tek LSI erdha në vitin 2013. Për këto shpifje të ndyra të ordinerit Dritan Prifti i them se do ballafaqohem dhe do ndjek çdo hap dhe cdo rrugë ligjore në Prokurori e Gjykatë”, tha ai.
Duke mbështetur një hetim të gjithanshëm për CEZ, Çela shtoi: “Dritan Prifti e njeh mirë Kastriot Ismailajn, e njeh mirë, kanë qenë miq, ato punojnë bashkë për të zhvatur vendin”.
Fjala e Çeles
“Jam sot para jush për të denoncuar dhe refuzuar me neveri shpifjet e djeshme ndaj meje nga ordineri Dritan Prifti si përfitues i transfertave të parave nga DIA në kompanitë që unë drejtoja në 2011.
Përsa shpif Dritan Prifti sqaroj se nuk ekziston asnjë transfertë parash nga DIA në kompaninë që unë kam drejtuar në vitin 2011.
Gjatë vitit 2011 unë kam qenë një qytetar i pa angazhuar në asnjë forcë politike dhe tek LSI u bashkova në vitin 2013 në prag të zgjedhjeve të vitit 2013.
Për këto shpifje të ndyra të ordinerit Dritan Prifti, do të ballafaqohem dhe do të ndjek çdo hap dhe çdo rrugë ligjore në gjykatë dhe në prokurori.
Mbështes dhe do të votoj për një hetim të gjithë anshëm ndërkombëtar për çështjen CEZ.
Ndërkaq dua t’ju bëj me dije se Dritan Prifti e njeh mirë Kastriot Ismailajn, kanë qenë shok, kanë punuar bashkë në vitin 1990. Ata janë miq, ata janë shokë, ata punojnë me njëri tjetrin, ata zhvashin popullin”.
(ma.ar/BalkanWeb)
