TIRANE

Aktorin e humorit Agron Llakaj, prej shumë vitesh e kemi parë pjesë së botës së televizionit,mirëpo së fundmi ka vendosur të merret edhe me muzikë.Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Llakaj ka treguar se së shpejti do të sjellë një këngë në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Ylli Baka.

“Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!”, shkruan Llakaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb