Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj në një lidhje live në Neës24, u shpreh se kjo forcë politike është angazhuar në monitorimin e procesit të numërimit, për të mos lejuar që asnjë votë për “Mundësinë” të vidhet.
I pyetur nëse ka ndonjë pritshmëri nga rezultatet e votimit, Shehaj tha se do të presë me durim por fokusi i tij është tek organizimi i 1 mijë vëzhguesve të partisë “Mundësia” në qendrat e numërimit të votave.
Agron Shehaj: 1 mijë vëzhguesit tanë do të monitorojnë procesin e numërimit të votave.
Do të presë rezultatet e numërimit të votave. E thashë procesi zgjedhor është ndikuar nga blerja e votës, presioni, përdorimi i administratës, këtë e rikonfirmoj.
Procesi i numërimit sapo ka filluar, në 3 apo 4 qendra numërimi. Ne jemi aty, sapo të shohim parregullsi do t’i denoncojmë.
Është shumë shpejt të flas për procesin e votimit. Jam fokusuar tek organizimi i partisë për procesin e numërimit.
Vetëm një kryeministër autokrat mund të vendosë që me para publike të sjellë Giro D’Italia në Shqipëri vetëm për qëllime elektorale.
(BalkanWeb)
