TIRANE- Përplasjet në distancë mes shkrimtarit Agron Tufa dhe analistit Dritan Hila nuk kanë të ndalur. Ditën e sotme Tufa ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ një video të ‘Opinion’ me një dokumentar me titullin “Divorce Albanian Style”, ku shihet babai i Dritan Hilës. Babai i këtij të fundit pranon publikisht se ka qenë figurë e larte e Sigurimit të Shtetit, ndërsa tregon me detaje punën e tij dhe dënimin e atyre që cilësoheshin si pjesëtarë të agjenturave të huaja.

“Nese shihet ky film nga minuta 17 deri ne minutën 24, e kuptojmë se çfarë inteligjence atdhetare ka patur babai i Dritan Hiles dhe te gjithë do te me kuptoni drejt. Filmi i “Divorc ne stilin shqiptar”, qe ka fituar te gjitha çmimet me te rëndësishme te Eurooes. No coment”, shkruan Tufa në “Facebook”.

Prej disa ditësh, mes Tufës dhe Hilës ka pasur një debat të ashpër, që nisi pasi analisti i doli në mbrojtje shkrimtares Diana Çuli. Tufa e cilësoi Hilën ‘lyth sekrecionesh enveriste’ dhe se nuk e kishte idenë se çfarë ishte Letërsia. Pas këtyre fjalëve reagoi bashkëshortja e Hilës, Rudina Xhunga, duke shtuar se në një vend normal shkrimtari duhej burgosur. Ajo nuk i kurseu ironitë kundrejt Tufës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: