Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj analizoi fitoren 2-3 ndaj Kukësit.

“I kënaqur me fitoren, por me me mënyrën se si pësuam golat. Kukësi sot luftoi shumë dhe u duk dora e trajnerit të ri. Kundërshtari kishte shumë grintë dhe kjo na vuri në vështirësi. Fusha dhe terreni u rënduan në vazhdimësi dhe kjo na pengoi akoma më shumë. Terreni nuk ka dha liri të shprehim atë që duam. Në futboll duhet të luftosh fort për të marrë atë që dëshiron.

Patrick pjesë e 11-tëshes? Nuk diskutohet, Patrick është një blerje për ne në këtë periudhë të kampionatit. Ai vjen nga një dëmtim dhe ne duhet të kujdesemi për të.

Fitorja me përmbysje dhe stoli i varfër? Hoxhallari është me kartona dhe ne kemi lojtarë të rinj. Por kjo sfidë nuk ishte për ta. Kemi alternativa për të përballur kampionatin, thjeshtë duhet të rrisim punën për të arritur të rezultatet” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: