TIRANE- Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në një dalje publike për të mediat ka dhënë konkluzionet e rishikimit të programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Ai theksoi se qeveria ka pasur dakordësinë e FMN-së për buxhetin e vitit 2017, i cili do tu shërbejë për reformat kryesore që po ndërmerren në vend. Nga ana tjetër Ahmetaj pohoi se rigjallërimi i ekonomisë do të ulë papunësinë, ndërsa po merren masa konkrete për stabilizimin e sektorit financiar.
“Ne kemi një dakordësi me FMN për buxhetin e vitit 2017. Falënderoj FMN për debatet konsturktive duke krijuar në paketë buxhetore për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Jemi në të tretin vit radhazi që kemi rritje të ekonomisë, duke kaluar pragun e 4 % në horizontin e afatmesëm. Rritja ekonomike, investimet e huaja kryesisht ne sektorin e energjetikës kanë ndikuar pozitivisht. Shtmi i investimeve të huaja, stabilizimi i rritjes së partneritetit ekonomik do jenë shtyllat kryesore të rritjes afatmesme. Programi me FMN ka arritur të përmirësoj dukshëm ekuilibrat marko-ekonomik. Në bashkëpunim me FMN kemi penguar të gjitha problemet. Buxheti i vitit 2017 është buxheti i financimit të reformave të rëndësishme strukturore, dhe produkteve për çdo sektor, duke siguruar që të ketë një shtesë.”, tha Ahmetaj.
Gjatë periudhës 20-tetor-2 nëntor, një mision i Fondit Monetar ndërkombëtar, nën drejtimin e Anita Tuladhar, vizitoi Tiranën për të zhvilluar diskutime për buxhetin e vitit 2017, si pjesë e shqyrtimit të nëntë dhe të dhjetë të Marrëveshjes së Fondit të Zgjeruar (EFF) për Shqipërinë. Në fjalën e saj, Tuladhar tha se: “Misioni i FMN ka arritur marrëveshje me autoritetet shqiptare për buxhetin e 2017 dhe për politikat bazë të tij, kushtëzuar nga zgjidhja e kënaqshme e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes qendrore”.
“Buxheti i vitit 2017 synon të arrijë një suficit primar 0.7 % të PBB-së. Për ta arritur objektivin fiskal, qeveria shqiptare është angazhuar për një paketë fiskale që përfshin rritjen e të ardhurave të lidhura me naftën, kufizimin e përjashtimeve tatimore dhe rritjen e mbulimit dhe fuqizimin e mbledhjes së tatimit mbi pronën. Qeveria do të realizojë edhe kursime permanente nga shpenzimet e buxhetit të 2016, siç janë ato nga pozicionet e paplotësuara në administratën publike. Buxheti mundëson rritjen e moderuar të pagave të sektorit publik dhe pensioneve, duke i qëndruar niveleve të buxhetit të pagave të vitit 2016, e shprehur si përqindje e PBB. Kjo mundëson rritje të burimeve për njësitë e qeverisjes vendore”, tha Anita Tuladhar.
Në vijim të fjalës së saj, ajo u shpreh se: “Krahas aprovimit të buxhetit dhe paketës fiskale për të cilat është rënë dakord, qeveria është angazhuar për masa paraprake për të ruajtur çështjen e detyrimeve të prapambetura të qeverisjes qendrore dhe për të fuqizuar tatimin mbi pronën. Ekipi i FMN-së pritet të vijë në Tiranë në janar 2017 për ët analizuar progresin e arritur në zbatimin e angazhimeve për programin dhe për të vijuar diskutimet për përfundimin e shqyrtimit të nëntë dhe të dhjetë. Programi 36-mujor në formë EFF-jë për Shqipërinë është miratuar më 28 shkurt 2014”.
(ed.me/el.sp/BalkanWeb)
