Kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të deputetes së PD Jorida Tabaku në Parlament gjatë raportimit të tij para ligjvënësve.

“Lidhur me inceneratorët, kemi Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre procedimeve penale 71 persona të gjithë niveleve, disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim, disa në gjykim dhe po hetohet për fakte penale të tjera për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, këto procedime kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor dhe kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga SPAK.

Lidhur me pyetjen që nuk është marrë i pandehur ende Veliaj, dua të them se hetimet parprake nuk kanë përfunduar ende dhe vijojnë akoma për inceneratorin e Tiranës. Lidhur me dëshmitë e Ahmetajt, deklarimet publike të tji vlerësohen rast pas rasti, Per ne sot ai është person në kërkim ndërkomëbtar për disa vepra penale. Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb