Pas dy javëve pritet që të hiqet ekskluzivitetit i Aeroportit “Nënë Terezaë në Rinas, ç’ka pritet t’i hapë rrugën zhvillimit të aeroporteve të tjerë në territorin shqiptar. Keshtu deklaroi dje në një emision televiziv, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
“Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me konçesionarin që kemi rënë dakord për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare. Dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë me Kukësin dhe menjëherë pas kësaj, mund të fillojmë me procedurat e aeroportin e Vlorës apo Sarandës”, deklaroi Ahmetaj.
Sipas ministrit Ahmetaj, ka kërkesa për aeroportin e jugut, ku të paktën katër kompani të ndryshme, kanë shprehur interes për aeroport në Sarandë, apo në Vlorë.
Por burime nga ministria e Transporteve bëjnë të ditur për BalkanWeb se nuk ka ende një marrëveshje. “Kur të ketë një të tillë ajo do të jetë publike për qytetarët”, thane burimet.
Por edhe burime nga Tirana International Aeroport, (TIA) konfirmoi gjithashtu se nuk ka marrëveshje.
(d.b/BalkanWeb)
