TIRANË- Qeveria hap thesin për arsimtarët dhe pensionistët. Në një takim me mësuesit nga e gjithë Shqipëria, ministri i Financave Arben Ahmetaj premtoi se ata do të përfitojnë një rritje page mesatarisht 10% e para sipas tij, pa marrë borxh, ndërsa vetë kryeministri Rama saktësoi se rritja nis nga 1 marsi i vitit 2017-të.

Kreu i qeverisë zgjodhi të ndajë këtë lajm pikërisht gjatë një takimi me mësues nga i gjithë vendi, ndërsa ripërsëriti se fondi i vënë në dispozicion është 100 milion dollarë.

Rama pohoi se ndonëse një rritje e vogël, kjo nuk ka qenë e para që pas ardhjes në pushtet, pasi janë ulur taksa, duke rritur kështu fuqinë blerëse. Kryeministri theksoi se mbi 5 mln dollar që shkojë për rritje pagash për universitetin publik. Ndër të tjera Rama pohoi se objekt i qeverisë do jetë; paga më të larta në rajon për mësuesit, policët, infermierët, dhe mjekët.

“Rolin kryesor e ka pasur mbështetja e madhe e reformave nga ju, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, nga njerëzit që nuk kanë mikrofona për të folur dhe nuk kanë ngeh që të komentojnë në rrjetet sociale. Por si një shumicë e madhe e heshtur i kanë mbështetur reformat fuqimisht. Qeveria do verë në dispozion 100 mln dollarë për pagat e punonjësve, për të shpërblyer mundin, sakrificat, dhe mbështeten e madhe të reformave, janë një mal me para për kushte te sotme për këtë shtet. Por janë një detyrim moral i patjetërsueshëm. Nuk mund t’u themi njerëzve sesa është rritur ekonomia, sa investime po bëhen për rrjetin e furnizimin me energji. Në fund të fundit të gjithë kanë të drejtë të thonë: “Po unë ku jam?. Politika financiare thotë se ky nuk është momenti i duhur, pro ndjesia jonë shumë e fortë për atë që njerëzit përjetojnë këto reforma, duhet të shkojmë përtej kësaj logjike. Njerëzit duhet të marrim mbrapsht të shpërblimit që meritojnë për gjithçka që po bëjnë. Ju jeni dëshmitar se nuk është hera e parë pas tre vitesh, që qeveria rrit fuqinë tuaj blerëse. Pasi e kemi bërë jo duke rritur rrogën, por duke ulur taksat. Mësuesit kanë përfituar një rrogë të 13 reale. Po të shikojmë rritjen nominale të pagave, të paktën 2009-2013 ato janë rritje më poshtë inflacionit. Ka rritur rrogën, por jo fuqinë blerëse. Sot rritja e rrogës që ne kemi projektuar duke filluar nga 1 marsi i vitit tjetër është rritje reale mbi inflacionin. Mbi 5 mln dollar që shkojë për rritje pagash për universitetin publik. Një rritje pagash që në total, po të shikoni që është me e larta në të gjitha kohërat. Këtu nuk po ju them që është një rritje që mjafton. Por nëse përballojmë me vështirësi reformat, do vi dita që të kemi nj tjetër rritje. Ne duam që në radhë të parë; policët, mësuesit, mjekët dhe infermierët të kenë pagat më të mira në rajon. Ky është objektivi jonë. Dua ta mbyll duke nënvizuar reformën e gjimnazeve. Një reformë që ka nisur këtë vit dhe që është një tjetër bazë që ka nisur të zbatohet këtë vit. Është një bazë për të forcuar platformën për të ngritur arsimin e gjeneratës tjetër. Ne sot kemi nj trup mësuesish që mund ta pranojnë sfidën për arsimin e gjeneratës tjetër. Nuk janë individët që mund të korruptojnë një sistem, por sistemet që korruptojnë individët. Korruptim moral dhe jo vetëm financiar.”, theksoi Rama.

Ahmetaj: Mësuesve do u rritet paga me 10%
Ministri i Financave Arben Ahmetaj në takimin me mësuesit nga e gjithë Shqipëria tha se ata do të përfitojnë një rritje page mesatarisht 10% e para sipas tij, pa marrë borxh. “Nuk është një rastësi që vijmë në këtë ditë me krenari për të deklaruar rritjen e pagave dhe pensione mesatarisht 10%”,- tha ai.

Ahmetaj nënvizoi se: “Rritja e pagave dhe pensioneve në të kaluarën është bërë me borxh, borxh në kurriz të fëmijëve të shqiptarëve dhe tatimpaguesve. Kjo është rritja e parë që nuk krijon borxh. Në 2017 do ta ulim borxhin publik të paktën me 1%”. Ndërkohë, kryeministri Rama në të njejtin aktivitet saktësoi se rritja e pagave nis që nga 1 marsi i vitit 2017-të.
(ma.ar/ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: