Deputeti Tritan Sheshu foli në intervistën në “News24” për zhvillimet e fundit duke u ndalur te përgjimet e Arben Ahmetajt si edhe te procesin në Hagë dhe dënimin e 4 ish-krerëve të UÇK Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Ai theksoi se është e papranueshme një dënim i tillë, ndërsa shtoi se miratimi i rezolutës nga Shqipëria do të ishte një ndihmë për ish-liderët e UÇK.

“Kjo mazhorancë qëndroi e heshtur. Sot u bë një deklaratë e përbashkët e të gjithëve për të dënuar vendimin, Por zgjidhja e plotë është miratimi i rezolutës për genocidin serb në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa komentoi edhe protestën, tha se kjo revoltë ka nxjerrë në pah keqqeverisje, korrupsionin e thellë dhe arrogancën e kryeministrit Edi Rama.

“Qeveria e korruptuar. Gjykata Kushtetuese ka thënë që komisione hetimore nuk mund të bllokohen, por kjo mazhorancë ka frikë nga transparenca, dhe e bllokon.  Përgjimet e Ahmetaj janë element të rëndësishëm , dhe do të kishin rrëzuar 5 qeveri ën një vend demokratik. Përpara këtyre skandale do të duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Opozita do përdori të gjitha hapësirat e saj, do të jetë një luftë në të gjith planet për të rivendosur demokracinë dhe për të hapur rrugë që nëpërmjet një qeverie teknike të hapet kalohet në zgjedhje të lira. Opozita dhe protesta kanë gjuhë të përbashkët. Kjo protestë nxori në pah korrupsionin. Duhet të vazhdojë. Mbështetja për protestën ka qenë dhe protesta duhet të vazhdojë të jetë solide”, nënvizoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: