“Dua t’u them qytetarëve që qeveria në një paketë me injektim direkt keshi dhe instrumentat e garancisë shtetërore, plus shtyrjen e tatimeve janë 75 miliardë lekë, që i bie diku tek 650 milionë euro”. Kështu u shpreh në studion e emisionit Opinion, Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj duke llogaritur në zëra secilën prej paketave.

120 milionë paketa e parë
70 milionë paketa e dytë
150 milionë heqja e kamatave
-Fillojmë me instrumentin e garancisë që është 100 milionë

– Plus paketat e dytat

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se nga kanë ardhur këto para, Ahmetaj tha: Rialokim brenda buxhetit plus zgjerimi fiskal.

Fevziu: Borxh?

Ahmetaj: Po. Rritëm dhe do ta rrisim borxhin në favor të qytetarëve.

Ministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur në emisionin Opinion, pyetjes nëse do të ketë ndihmë nga shteti për naftëtarët e Ballshit të cilët edhe para krizës së koronavirusit kanë patur probleme me pagat për një periudhë të gjatë.

Ahmetaj tha se sot qeveria ka hartuar një plan i cili nga nesër i akordon kësaj kategorie pagën e luftës 40 mijë lektë (të reja).

“Sot kemi hartuar një vendim që bëhet nesër aktiv për pagë lufte për natëtarët e Ballshit. Do të marrin 40 mijë lekshin. Brenda të njejtit vendim është një kategori e të gjithë familjeve që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike por që nuk janë pranuar dhe ato që kanë hyrë dhe kanë dalë, tani kësaj kategorie do ti jepet një pagë, dyfishi i ndihmës ekonomike, 160 mijë lekë të vjetra”, tha Ahmetaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: