TIRANE-Ministri i Financave, Arben Ahmetaj shprehet se tremujorin e dytë të vitit është rritur punësimi në vend. Duke folur me shifra, Ahmetaj theksoi se papunësia ka vijuar të ulet, dhe krahasuar me tremujorin e parë shënon 1.1% më pak.

“Sinjale pozitive për punësimin edhe në tremujorin e dytë!
Anketa e Forcave të Punës për tremujorin e dytë 2016, konfirmoi sot sërish rritjen e punësimit në vend.
“Punësimi shfaq një tendencë në rritje si në terma vjetorë, ashtu dhe në terma tremujorë. Në tremujorin e dytë 2016, punësimi u rrit me 6.8% krahasuar me tremujorin e dytë 2015 dhe 1.8% më shumë se tremujori i parë 2016.
Papunësia ka vijuar të ulet edhe në këtë tremujor, duke zbritur në 15.5%, ose 1.1% më pak se tremujori i parë i vitit”, thotë INSTAT”, shkruan Ahmetaj në rrjetin social Facebook.
Ministri theksoi se, tashmë ekonomia shqiptare ka hyrë në një cikël të pakthyeshëm.
“Sigurisht që beteja jonë për punësimin është aty, vazhdon çdo ditë, por statistikat dhe faktet që prodhon ekonomia shqiptare janë gjithashtu aty, për të konfirmuar se tashmë kemi hyrë në një cikël të pakthyeshëm, rritje dhe konsolidimi afatgjatë”.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: