Banorët në Durrës kanë protestuar këtë mbrëmje pas përmbytjeve në qytet. Banorët kanë shprehur shqetësime për përmbytjet duke thënë se këto janë pasoja të korrupsionit.
“Këto 30 vite asnjëherë nuk ka pasur përmbytje të këtyre përmasave në qytetin e Durrësit. Është mbytur, plazhi, Shkozeti, Spitalla, lagja 1, po për Velierën kush e kishte fajin që u mbyt Veliera”, tha një qytetar.
Gjithashtu një qytetare e revoltuar u shpreh kritike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë e ka gjithë popullin kundër.
“Ai i gjati lart, a e sheh popullin që ka kundër. Po pi verë 33 mijë euro që mos e piftë. A e sheh këto popull këtu… Zoti i marroftë dhe zoti i denoftë. E zënshin haqet e këtij popullit”, tha ai.
