Ndarja nga jeta e Diego Jotas ka pikëlluar trajnerin e njohur, Jose Mourinho.

“Kur dikush largohet të gjithë themi se ishte një njeri i mirë. Megjithatë Diogo Jota ishte vërtetë një njeri shumë i mirë. Ishte një lojtar i shkëlqyer, që nuk e donte vëmendjen.

Një ditë ndoshta do e kuptojmë pse ndodhin këto gjëra, por tani nuk ka asnjë shpjegim”, u shpreh Mourinho.

Lojtari i Liverpool, Diego Jota humbi jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor në provincën spanjolle të Zamorës, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb