E bukur dhe e lumtur në plazhet e Miamit, Aida Yespica po shijon ditët e fundit verore.

Dashuria dhe karriera shkojnë për bukuri dhe ajo duket se ka zyrtarizuar historinë e dashurisë me sipërmarrësin napoletan Giuseppe Lama, me të cilin kaloi një fundjavë në Bormio.

Showgirli do të jetë një ndër protagonistet e Grande Fratello Vip, në Itali, që fillon në 11 shtator. Lumturia dhe qetësia i lexohen në sy.

Në formë të shkëlqyeshme me bikini, Aida Yespica freskohet në ujërat e Floridas, duke menduar për të ardhmen, që e pret në Itali.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: