Mbrojtës kuqezi. Arlind Ajeti “skuqet” për herë të parë në Serinë A. Ka zgjatur 18 minuta ndeshja e djeshme e Arlind Ajetit, i cili në sfidën Kievo-Frozinone wshtw ndwshkuar me karton të kuq direkt.
Në minutën e 18-të, kur Frozinone kryesonte 1-0, Ajeti kreu një ndërhyrje mjaft të ashpër me këmbën ngritur ndaj sulmuesit mik Floro Flores, duke mos i shpëtuar ndëshkimit të merituar me karton të kuq.
E kuqja e Ajetit ka pasur një ndikim të madh tek skuadra e Frosinones e cila më pas humbi takimin me rezultatin 5-1.
(er.shk/BalkanWeb)
