Vëllai i një 23-vjeçareje shtatzënë, e cila vdiq në një aksident automobilistik me shpejtësi të madhe në Staten Island, ka folur për emocionin e motrës së tij për fëmijën që priste.

Adriana Sylmetaj humbi jetën pasi i dashuri i saj, dyshohet i dehur, Adem Nikeziq, 30 vjeç, përplasi një Dodge Challenger teksa ngiste me rreth 100 km/h në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Ajo u emocionua kur mësoi se do të bëhej nënë. Ishte diçka e re për të. Ajo mezi priste të shihte fëmijën të lindte”, tha vëllai i saj, Al Sylmetaj për New York Daily News.

“Ata po mendonin për emrat, por nuk mendoj se kishin marrë ndonjë vendim”, shtoi ai. “Ata po planifikonin një festë babyshower për fëmijën.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sylmetaj dhe Nikesiq ishin në pritje të një vajze në muajin prill.

Policia ka konfirmuar se Nikesiq ka qenë në spital të dielën. Gjykimi i tij në Gjykatën Penale të Staten Island do të ndodhë të hënën më 30 janar, pasi ai nuk është më i shtruar në spital, tha një nëpunës i gjykatës.

Ai u akuzua për vrasje nga pakujdesia dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, ndër të tjera, tha një zëdhënës i NYPD.

Nikeziq ishte arrestuar në vitin 2017 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe me patentë të pezulluar, thanë burimet policore për Daily News. Në vitin 2019 ai u arrestua edhe për drejtimin e mjetit me leje të pezulluar dhe rezistencë ndaj arrestit.

Vëllai i Sylmetajt tha se Nikeziq dukej i pabesueshëm dhe shpesh ishte i dehur pasi babai i tij kishte vdekur.

“Kisha këtë ndjenjë se rezultati do të ishte i tillë,” tha Al. “Sa herë që paraqitej, ishte nën ndikim, jo se ishte i pakontrollueshëm, por se si e artikulonte veten”.

“Ai gjithmonë më pyeste nëse doja të shkoja të pija”, tha ai. “Ditëlindja ime sapo kaloi dhe ai më ftoi të dilnim për të pirë, por unë thjesht thashë jo faleminderit.”

Adriana Sylmetaj doli jashtë nga makina kur ajo u përplas me një shtyllë rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës, duke bërë që mjeti të ndahej në tre pjesë.

Çifti shqiptar po udhëtonin drejt jugut në Bulevardin Hylan në New Dorp në orën 4:44 të mëngjesit kur Nikesiq humbi kontrollin. Automjeti goditi një mur pengues përpara se të rrotullohej dhe të përplasej me një shtyllë prej druri, tha policia.

Mësohet se ashpërsia e goditjes ka bërë që Sylmetaj të dalë nga makina dhe ajo ka gjetur vdekjen në vendngjarje.

Nikeziq, një banor i lagjes, u dërgua në Spitalin North University Staten Island pasi policia vuri re se ai ishte i dehur, tha zëdhënësi.

Në homazhet e postuara për Sylmetaj në internet, Nikeziq u cilësua si ‘turp për komunitetin shqiptar’.
“Ai do të largohet për pjesën tjetër të jetës së tij dhe kjo është pak për atë copë m**i”, tha për shtypin një i afërm i pikëlluar e Sylmetajt jashtë shtëpisë së saj të dielën.

“Ata nuk mund ta shpëtonin foshnjën”, tha ai. “Nuk do të jemi kurrë mirë. Asnjëri prej nesh. Ne kemi përjetuar një tragjedi të tmerrshme”.

“Unë nuk e kuptoj se si shtylla [e shërbimeve] është ende në këmbë”, tha për The Post Mario Basso, 31 vjeç, pronar i H20 Auto Spa pranë vendit të përplasjes. “U godit aq fort.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb