Ajola Xoxa kërkon rikthimin e dy llogarive bankare të sekuestruara nga SPAK, dhe seanca e Apelit për këtë çështje është shtyrë për nesër.

GJKKO-ja ishte planifikuar të shpallte vendimin, por avokati i Xoxës kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet hetimore, duke bërë që procedura të shtyhet.

Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është nën masën e detyrimit të paraqitjes. Ndërkohë, bashkëshorti i saj ndodhet prej një muaji në paraburgim dhe kërkon të lirohet nga qelia duke ofruar garanci pasurore. Seanca për Veliajn është planifikuar për mesditën e sotme.

Të dy akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: