Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi nga komisioni i Jashtëm ku po shqyrtohet projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”, nuk i kurseu ironitë në drejtim të maxhorancës. Ai tha se po kërkohet që të ndryshohet një ligj që ishte miratuar në vitin 2015, që ishte miratuar nga vetë PS-ja, ndërsa shtoi se në diplomaci janë emëruar vetëm socialistët.

“Faleminderit kryetar, dhe ministres që si rrallë nga këta ministrat nuk vinë. Shoh që trupi diplomatik ka përparësi, se boll këto avantazhimet ekonomike. E vetmja kategori, jemi ne që rrimë të lodhur dhe presim nëpër kafe, janë deputetët. E kemi në qiell namin, por në diell… duhet të hysh mik për një copë letër te sekretaria. Mos kthehet kjo akademia, do hynë dhe akademia e barinjve? Si ajo që sugjeroi zonja Kricfa, dhe kthehet gjeli me një thellë. Ju zonja ministre, thatë se ligji nis me ndryshime gjeopolitike dhe thatë se këto vitet e fundit ka ndryshuar bota dhe Europa. Por sa vite keni në pushtet ju? Ju deshën 13 vite që të merrnit vesh se ka ndryshuar bota. Në 2015u bë ligji që sot është në fuqi. Por çfarë nuk funksion te ky ligj që bëtë ju, se ndoshta ne ishim demode.

Çfarë ndryshoi? Pse nuk është ky ndryshim në relacion? Pse nuk është përcaktuar! Meqë Europa ka ikur përpara, por cilët vende iu referohet ky ligj? Na cituat këtë gjë me akademinë, por cili vend e ka? Doni dy kamberë me një derë! Po cili nga këto vende ka!? Ky ligj, e zhvesh nga ana profesionale trupën diplomatike. Ligjet e mëparshme e kishin 20%. Tani po e hiqni fare, por çfarë ndryshimi ka? A duhen me tesera të PS? Ore hajde fusim ata të PS dhe heqim ata diploma që nuk kanë bindjen si ju. Ju do të emëroni ambasadorë ad-hoc, pra ti vësh atij dhe një ambasador tjetër, e nuk të pëlqen ky! Kështu do funksionojë? Çfarë janë këta që do të hyjnë këta të rinjtë, taze, që kanë qenë në OKB, OJZ, po kush i ka këto rrena?! Këta të rinjtë nuk kanë vendojë për provim se kanë qenë në OKB, dhe do i nënshtrohen ata që kanë 30 vite! Dy gjuhë të huaja? Po e bëjmë tre ne. Ty të ka ikur e gjitha PS-ja në diplomaci o Ulsi. Më lerë rehat o burri i dheut! Puna e ambasadorëve për mua është shumë e rëndësishme dhe shumë e ndjeshme. Kush vende ka dy ambasadorë për një vend?! 700 mijë lekë një ambasador nuk mund të marrë. Dy kamberë me një derë? Jo nuk shkon!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb