Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një reagimi në rrjetet sociale u ka bërë të thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, ku tashmë mund të ndjekin programin e sigurisë kibernetike.

Peleshi thekson se kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’u bërë pjesë një prej sektorëve më të kërkuar dhe lakmuar.

“Cyber Security është një nga fushat më të kërkuara dhe të lakmuara të studimit në të gjithë botën. Për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen dhe të thellojnë njohuritë në fushën e Sigurisë Kibernetike, Akademia e Forcave të Armatosura ofron një mundësi të shkëlqyer që nuk duhet humbur!”, deklaron Peleshi.

“Bëhuni pjesë e një programi të niveleve bashkëkohore që ndjek standardet e NATO-s. Pranimet janë të hapura për Vitin Akademik 2023-2024!”, vijon Peleshi.

Akademia e Forcave të Armatosura, Fakulteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë ofron për herë të tretë në vitin akademik 2023-2024, programin e ciklit të dytë të studimeve, Master Profesional: Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes (Cyber Defence)

Ky program studimi ka për qëllim të formojë gjeneratën e re të profesionistëve ushtarakë dhe civilë, të cilët do të përfitojnë njohuritë e duhura dhe eksperiencat për të zhvilluar sisteme më të sigurta kompjuterike. Ai synon t’i pajisë studentët me njohuri mbi bazat teorike dhe ti aftësojë me praktikat e nevojshme në fushën e sigurisë kibernetike të sistemeve të mbrojtjes, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë sfiduese, shumë të nevojshme dhe të dobishme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb